index.php

   Repartet
     Ortopedia 
     ORL 
     Oftalmologjia 
     Urologji 
     Kirurgji 
     Pediatri 
     Obstetrikë 
     Neonatologji 
     Gjinekologji 
     Semundjet e brendshme 
     Neurologji 
     Psikiatria 
     Njësia Koronare 
     Dermatologjia 
     Infektiva 
     Pulmologjia 
     Hemodializa 
     Kujdesi intenziv K.I.K. 
     Emergjenca 
     Anestezioni 
     Laboratori 
     Radiologji 
     Terapia fizikale 
     Transfuzioni i gjakut 
0

  Rreth nesh


SPITALI RAJONAL”ISA GREZDA”- GJAKOVË

 
 
 
HISTORIKU
Mjekësia institucionale në Gjakovë filloi menjëherë pas Luftës së dytë Botërore, respektivisht në vitet 1945-46. Puna filloi në një Ordinancë të improvizuar në shtëpi private, me një mjek të praktikës së përgjithshme të ardhur nga jashtë. Shërimi hospitalor gjithashtu filloi në këto vite.Me kalimin e viteve, fillojnë të ndërtohen objekte të reja, të blehen paisje të reja si dhe kompletimi me kuadro- mjekë specialistë të lëmive të ndryshme. Me hapjen e fakultetit të mjekësisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës, mjekësia e qytetit të Gjakovës filloi të kompletohet me mjekë dhe më pas me hapjen e shkallës së tretë edhe me specialistë nga ky fakultet.
 
            `
VIZIONI
Promovimi i Spitalit Rajonal si model i një qendre referente rajonale me menaxhment, shërbime shëndetësore kualitative dhe multidisiplinare, me kapacitete të mjaftueshme njerëzore, profesionale dhe teknologji të avansuar mjekësore, e aftë të përmbushë nevojat dhe kërkesat e pacientëve sipas standarteve dhe përvojave europiane.
 
MISIONI
Ndërtimi dhe fuqizimi i kapaciteteve menaxhuese, profesionale dhe teknologjisë mjekësore për shërbime shëndetësore kualitative dhe me llojlloshmëri duke integruar konceptin e qasjes multidisiplinare dhe konziljare me profilizimin dhe fokusimin e shërbimeve shëndetësore me qëllim të rrumbullaksimit të procesit të trajtimit të pacinetëve me një kualitet të lartë nga diagnostifikimi, trajtimi dhe rehabilitimit i pacientit.
 
OBJEKTIVAT
Objektivi 1: Fillim i shëndetshëm i jetës
Objektivi 2: Përmirësimi i shëndetit të të rinjve
Objektivi 4: Status i përmirësuar i shëndetësisë – Morbiditet dhe mortalitet më të ulët
Objektivi 5: Ngritja e potencialit profesional njerëzor
Objektivi 6: Përmirësimi i efikasitetit dhe llogaridhënies së sistemit shëndetësor qeveritar
-Përcaktimi i objektivave kryesore determinues në planin afatmesëm u bë duke u analizuar gjendja e tanishme dhe mundësitë financare nga këndëvështrimi i infrastrukutrës së objekteve, kapacitetveve të burimeve njërezore dhe nevojat e kërkesat e pacientëve.
Të gjithë këto parametra të ridimensionuar në kohë dhe mundësitë financare, mund të përkufizohen më sa vijon:
- Rritja e shkallës së shfrytzimit të infrastruktures ekzistuese dhe asaj renovuese duke respektuar parimet themelore të kujdesit kualitativ shëndetësor. Mndësi për pune ekipore dhe trajtim human e professional i pacientëve.
-Rritja e vazhdueshme e kapaciteteve profesionale përmes integrimit të njohurive dhe përvojave profesionale europiane për punë profesionale kualitative e të profilizuar, duke marrë pjesë aktive në trajnime, CME, konferenca, simpoziuime ,kongrese dhe duke aplikuar ato pastaj në punën e përditshme.
Funksionalizimi i sistemit informativ shëndetsor dhe komunikimi informativ si mekanizma vetëkontrollues, evaluimues, planifikues dhe zhvillimit të qëndrueshëm të shërbimeve shëndetësore spitalore.
Fuqizimi i partneritetit me spitalet tjera brënda Kosovës dhe jashtë saj ,në funksion të rritjes së numrit dhe kualitetit të shërbimeve shëndetësore për të qenë qendër referente spitalore për patologjinë e caktuar në fushën e Pediatrisë, Gjinekologjisë, Kirurgji Abdominale me Endoskopi dhe Kardiologjisë.
 
 
STRUKTURA ORGANIZATIVE E SPITALIT
Spitali Rajonal”Isa Grezda” në Gjakovë, është njëri prej pesë spitaleve rajonale (Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë) dhe dy spitaleve të komunave Ferizaj dhe Vushtri në Kosovë, i cili ofron shërbime shëndetësore të nivelit dytësor.
Spitali Rajonal”Isa Grezda” në Gjakovë,  ka 470 shtretër dhe ka të punësuar 558 punëtorë . Veprimtaria shëndetësore në spital është e organizuar në gjashtë departamente, 17 Reparte dhe 21 Njësi organizative-shërbime.
Spitali Rajonal”Isa Grezda” në Gjakovë është i organizuar në bazë të Statutit të Spitalit të aprovuar nga ana e Këshillit Drejtues.
Spitali Rajonal”Isa Grezda” në Gjakovë përbëhet prej 6 Departamenteve:
 
1 .Departamenti për nëna dhe fëmijë:
-          Reparti obstretik,
-          Reparti gjinekologjisë,
-          Reparti i pediatrisë,
-          Reparti i neonatologjisë,
-          Boksi i lindjes,
 
2. Departamenti i degëve kirurgjike:
-          Reparti i kirurgjisë,
-          Reparti i urologjisë,
-          Reparti ortopedisë,
-          Reparti i oftalmologjisë,
-          Reparti i otorinolaringologjisë,
 
3. Departamenti i Emergjencës me reanimacion:
-          Shërbimi i anestezionit,
-          Shërbimi i kujdesit intenziv,
-          Shërbimet e emergjencës,
-          Trakti operativ me dhomën e zgjimit
 
4. Departamenti i sëmundjeve të brendshme:
-          Reparti i sëmundjeve të brendshme,
-          Reparti Koronarë me kujdes intenziv,
-    Reparti i sëmundjeve të krahërorit,
-          Reparti i sëmundjeve të lëkurës,
-          Reparti i sëmundjeve ngjitëse,
-          Reparti I hemodializës
-          Reparti neurologjik,
-          Reparti psikiatrik.
 
5. Departamenti i diagnostikës dhe pacientëve jashtëspitalor:
      - Laboratori
      - Shërbimet e diagnostifikimit radiologjik,
     - Shërbimet e transfuzionit të gjakut,
     - Shërbimet e terapisë fizikale,
     - Shërbimet për pacientët jashtëspitalor,
     - Barnatorja,
     - Patologja me morgun.
 
6. Departamenti i Administratës dhe shërbimeve ndihmëse
-          Zyra për cilësi të shërbimeve,
-          Njësia e personelit,
-          Njësia për shërbime juridike,
-          Njësia për buxhet dhe financa,
-          Njësia për prokurim,
-          Shërbimet e kuzhinës,
-          Shërbime teknike,
-     Sterilizimi qëndror,
-          Shërbimet e lavantores,
-          Shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastërtisë,
-          Shërbimet e sigurisë,
-          Autoparku
-          Parkingu
 
 
STAFI PUNONJËS
Ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” ne Gjakove janë te punesuar gjithsejt 558 punetorë:
 
-          Mjekë specialist ë……………….71
-          Kuadri superior ………………..3
-          Kuadri med.lartë dhe i mesëm …..309
-          Kuadri jomjekësor …………..175
 
UDHËHEQJA DHE TRUPAT E SPITALIT
 
KËSHILLI DREJTUES I SPITALIT
 
Organi më i lartë Qeverisës i Spitalit është Këshilli Drejtues, i cili përbëhet prej 5 anëtarëve
a. Drejtori Ekzekutiv i Spitalit -Kryesues i Këshillit,
b. Drejtori Mjekësor i Spitalit,
c. Drejtori Infermierisë,
d. Drejtori i Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse
e. Përfaqësuesi i Këshillit profesional
Drejtori i Zyrës së Autoritetit Shëndetësorë të Ministrisë së Shëndetësisë-ZASHMSH me seli në Gjakovë merr pjesë në takimet e Këshillit Drejtues në cilësinë e monitoruesit
 
DREJTORIA E SPITALIT PËRBËHET PREJ 5 ANËTARËVE:
           
a. Drejtori Ekzekutiv i Spitalit
b. Drejtori Mmjekësor
c. Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse
d. Drejtori i Infermjerisë
e. Asistentët Administrativ
 
 
TRUPAT E SPITALIT
 
Këshilli Professional
Kolegji Profesional
Komisioni Disciplinor i Spitalit
Komisioni për ankesa i spitalit
Komiteti për kontrol të cilësisë
Komiteti për zhvillim të vazhdueshëm profesional
Komiteti etiko-profesional etj
 
 
INFORMATA PER SPITALIN:
 
Spitali Regjional
“Isa Grezda” Gjakovë
Tel: 0390/320 021
Fax: 0390/326 704
 

 

 Lajmërimet
 
 2011-12-29 20:11:00

» Prezentimi i punes per vitin 2011
 2011-09-27 10:54:00

» PËRUROHET REPARTI I PSIKIATRISË
 2010-10-13 14:20:12

» Vizita e Ministrit të Shëndetësisë Bujar Bukoshi
 2010-02-17 11:36:00

» Filloj se funskionuari web faqja e Spitalit Rajonal - Gjakovë
 

Me shume... 

 
Galeria

12.jpg



Me shume... 

 
0
Linqe
.Kuvendi Komunës Gjakovë 
.Ministria e Shendetesise 
0
0

Fillimi    | Rreth nesh    |  Njoftimet    | Dokumente    |  Stafi    | Galeria    |     Webmail


  Spitali Rajonal - Gjakovë © 2010

 Dizejnuar nga ATI-KOS